Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar rreth ceremonisë fetare të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe, duke thënë se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje.
UP-ja shkruan se procesi dhe lokacioni i ndërtimit të kishës janë në procedurë kontestimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke e quajtur këtë veprim si “tentim për ndikim në procesin gjyqësor”.
“Njëherësh, UP-ja fton të gjithë aktorët e përfshirë në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, t’i kontribuojnë qartësimit të kësaj situate, në përputhje me normat ligjore. UP-ja rithekson edhe një herë qëndrimin që kampusi universitar është i dedikuar vetëm për studentët dhe për aktivitete akademike, si dhe dënon çdo sjellje e cila paraqet provokim për studentët, stafin dhe qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e UP-së.
-
Avdiu: Liturgjia në Kishën në kampusin e UP-së, vazhdimësi e propagandës serbe
-
Liturgjinë në Kishën e kampusit të UP-së, Kosova e quan provokim të Serbisë para dialogut
-
KMDLNJ: Liturgjia në Kishën Ortodokse provokim në prag të dialogut
-
Dështon seanca për Kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
-
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit