Nga Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë pretendojnë se Policia e Kosovës nuk i ka lejuar të enjten që të kryejnë liturgjinë në Kishën e Shpëtimtarit në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Famulltari Stanisha Arsiq, ka thënë për “Kosovo-Online” se Policia ua ka ndaluar në mëngjesin e së enjtes të kryejnë ritet në nder të Festës së Shpëtimtarit.
Siç ka thënë Arsiq, tetë zyrtarë policorë ua kanë ndaluar hyrjen në këtë objekt dhe pasi ua kanë marrë dokumentet janë detyruar të kthehen prapa.
Policia e Kosovës ka qenë e paqasshme në mëngjes.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se “kjo tregon qëndrimin ndaj lirive fetare, Kishës Ortodokse Serbe dhe popullit serb”.
Vitin e shkuar, në kishën në kampusin e UP-së u mbajt liturgjia e parë që nga viti 1998. Pati bërë bujë. Nga Qeveria e Kosovës qe konsideruar provokim dhe ishte thënë se aktiviteti përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike.
Edhe
Shoshi: Kisha Ortodokse serbe me rol politik, dorë e zgjatur e Qeverisë së Serbisë
Kisha në kampusin e Universitetit të Prishtinës kishte nisur të ndërtohej në vitin 1992, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit, por deri në përfundim të luftës në Kosovë nuk arriti të përfundohej. Pas luftës Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundmi më 2016, por s’qe lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacion për objektin.
-
Policia patrullon rreth Kishës Ortodokse një ditë pas liturgjisë
-
Liturgjinë në Kishën e kampusit të UP-së, Kosova e quan provokim të Serbisë para dialogut
-
Avdiu: Liturgjia në Kishën në kampusin e UP-së, vazhdimësi e propagandës serbe
-
UP-ja e quan tentim për ndikim në procesin gjyqësor liturgjinë e djeshme nga serbët