Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kllokoqi i revoltuar pasi u vendos që TVSH-ja për hotele dhe gastronomi të rikthehet në 18%

Kreu i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka reaguar ashpër pasi sot ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se që nga 1 janari TVSH-ja për hotelet e gastronominë do të rikthehet në 18 për qind nga 8 për qind sa ishte këtë vit.

Kllokoqi e ka quajtur Muratin gënjeshtar në një postim në Facebook. Ai e ka akuzuar Muratin se po dëshiron të fundosë gastronominë e hotelierinë.

“More RRENC, në tavolinë më ke premtu mu e atyre që ishin me mua që TVSH-në ki me vazhdu në 8 për qind sa të ekziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni. Është hera e parë që një politikan më rren në sy, mfalni për shprehjen RRENC po përnime jam zhgënjy”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Image