Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka thënë përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do të jetë ndryshe nga të tjerët.
Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojnë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.
''Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-t '', thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.
E Presidenti Ilir Meta, i ka shkruar një letër urimi Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me rastin e “4 Korrikut”, festës së Pavarësisë.
Në mesazhin e tij Meta shkruan së ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme por se SHBA-të do t’ia dalin të mbizotërojnë kundër kësaj pandemie dhe se do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë.
-
Trumpi uron Shqipërinë
- Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirë
-
Ambasada e SHBA-së për ndriçimin e bibliotekës: Simbol i miqësisë së qëndrueshme Kosovë-Amerikë
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Prattipati: Kosova shteti më proamerikan në botë