Arbëri

Osmani uron 4 Korrikun: Nga populli më pro-amerikan në botë

Anu Prattipati dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka bashkëngjitur një video nga festa e për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, të organizuar nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë të martën e kësaj jave.

Në këtë organizim Osmani ka mbajtur një fjalim, pjesë të të cilit janë bashkëngjitur në videon e shpërndarë nga Osmani. 

Ajo ka theksuar se populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo kohë.

“Para 26 vjetëve, udhëheqja juaj na ndihmoi që të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, e çdo vit më tej. Përmes ndërtimit të paqes, ndërtimit të institucioneve dhe zhvillimet ekonomike dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë. Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së”, ka thënë Osmani.

Këtë vit janë bërë 249 vjet nga shpallja e Pavarësisë së SHBA-së.