Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për organizimin e festës në nder të Pavarësisë së SHBA-së.
Rama ka organizuar një festë në kryeqytet për nder të 4 korrikut, ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Hovenier në Twitter ka thënë se është domethënëse për stafin amerikan që janë në Kosovë të festojnë ndërsa janë larg vendlindjes.
“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që tftove ekipin tim dhe mua - është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1676319642321649665
Në nder të Pavarësisë së SHBA-së, edhe objekti i Presidencës është ndriçuar me flamurin amerikan.