Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ambasadën amerikane në Prishtinë, që është organizuar të enjten, kanë festuar edhe partneritetin, sipas saj, të palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-së.
“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj.
Duke cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se Kosova do t’i mbrojë dhe promovojë të drejtat e të gjitha komuniteteve, Hovenier tha se ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj.
-
Osmani uron 4 Korrikun: Nga populli më pro-amerikan në botë
-
Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, Hovenier: Ishim e do të jemi me Kosovën
-
Hovenier: SHBA-ja ka lidhje të forta me popullin e Kosovës
-
Hovenier: Kosova t’i përmbushë idealet e Deklaratës së Pavarësisë së saj
-
Hovenier falënderon Përparim Ramën për organizimin e festës për Pavarësinë e SHBA-së