Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se Kosova që nga krijimi i Republikës, s’ka qenë më dobët se sot në veprim dhe përfaqësim të politikës së jashtme.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Kosova ka mbetur vetëm si reaguese ndaj veprimeve të Serbisë, duke e ndërlidhur këtë me arrestimin e zyrtarit të ATK-së, Marjan Gjoka.
Ai ka thënë se në vend që të veprohet në mënyrë konkrete për të zgjidhur çështjet e dorës së parë, MPJ-ja ka mbetur vetëm të reagojë ndaj veprimeve të Serbisë.
“Po kthehet në reaguese në vend që të merret me dy procese që kanë mbetur prapa. Nën 1 te njohjet dhe nën 2 te procesi i integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ka rënie të profesionalizmit te MPJ-ja. Kuadri profesionist, diplomatët e karrierës, pothuajse janë reduktuar në masë minimale e përditë e më shumë është mbushur niveli i përfaqësimit të ambasadorëve me kuadro politike pa përvojë e dije për të përfaqësuar vendin. Që nga krijimi i Republikës, s’kemi pas situatë kaq të dobët veprimi dhe përfaqësimi të politikës së jashtme”, ka thënë ai.
-
Diplomacia e Kosovës nën hijen e emërimeve politike
-
Ish-ambasadori Kiçmari thotë se MPJ-ja po e mashtron opinionin për njohjet
-
Çitaku-Vokrrit: Përfaqëson politikë që prodhon tension e izolim
-
Gjinovci për rastin e Martin Berishajt: Mediat janë të diskredituara karshi kësaj qeverie
-
Diplomacia kosovare në zbehje, kërkohet komunikim përmes kanaleve zyrtare e jo në rrjete sociale