Ministria e Jashtme e Kosovës po e mashtron opinionin publik në situatën e krijuar me njohjet e shtetësisë së Kosovës, sipas ish-ambasadorit Sabri Kiçmari.
Kiçmari që dikur shërbeu në Austri e më pas në Australi ka thënë se gjendja është serioze dhe pesha e saj nuk po përcillet siç duhet nga ministria e Jashtme duke shkaktuar dëme të mëtutjeshme.
“Ministria e Jashtme duhet ta kuptojë rëndësinë e një procesi të tillë dhe t'ia kumtojë opinionit publik që një çështje e tillë është shumë e rëndësishme për statusin e Kosovës”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Kiçmari ka bërë të ditur se ishte ai që kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ishujt Solomon dhe deri para 5 muajsh, kur ai ishte në këtë detyrë, marrëdhëniet ishin shumë të mira mirëpo nuk e kupton se çka po ndodh tutje.
Ai tha se në këtë situatë duhet të ketë deklarata serioze nga zyrtarët e ministrisë së Jashtme e jo të tilla që shfaqin mungesën e seriozitetit karshi gjendjes së krijuar.
“Akti i njohjes së një shteti është akt politik, pra është deklarim i një shteti. E njëjta gjë është për aktin e tërheqjes, është akt politik. Kjo nuk e vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Kosovës por raportet ndërshtetërore me atë shtet që bën një deklarim të tillë politik”, ka thënë ai.
-
MPJ-ja përgënjeshtron lajmet për çnjohjet e Kosovës, i quan spekulime të Serbisë
-
Kiçmari: Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, jo e lehtë për marrëdhëniet me vendet tjera
-
MPJ-ja ende në shqyrtim të veprimeve rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Diplomacia e Kosovës nën hijen e emërimeve politike
-
Kiçmari: Që nga krijimi i Republikës, s’kemi pas veprim e përfaqësim më të dobët diplomatik