Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka thënë se mediat në Kosovë janë aq shumë kundër Qeverisë së Kosovës saqë skandalin me ambasadorin Martin Berishaj nuk arritën ta bënin bindës për qytetarët.
Gjinovci në emisionin “Konfront” të KTV-së ka thënë se në masë të madhe mediat në Kosovë janë të diskredituara krashi kësaj qeverie.
“Mediat në Kosovë në masë të madhe janë të diskredituara ndaj kësaj qeverie. Me një skandal të tillë në dorë, nuk munden me bë një skandal me të cilën qytetarët brengosen dhe preokupohen sot. Mediat janë shumë hapur opozitë e Qeverisë, nuk ka lidhje a bën mirë a keq. Qytetarët e kanë kuptuar këtë dhe kur doli skandali i Martinajt, qytetarët ishin konfuzë kujt me i besu mediave apo Qeverisë”, ka thënë Gjinovci.
Aktivisti i shoqërisë civile e pranon se çështja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci është një prej krimeve më të rënda që mund të kryhet nga një zyrtar i shtetit.
“Ky skandal për atë që ka raportuar KOHA, mendoj që është skandal i vërtetë. I është shmangur sistemit të taksave të Republikës së Kosovës. Është një prej krimeve më të rënda. Shumica e politikanëve në SHBA diskualifikohen për shkak të taksave. Është një krim që një zyrtar i shtetit s’duhet me bë. Kur merr pare pa paguar taksa, kjo do të thotë se paratë nuk janë të pastra. Kur këtë e ka bërë një ambasador i Kosovës që përfolët në të gjitha mediat e rajonit, kjo është problematike”, ka thënë Gjinovci.
Edhe
Ambasadori Berishaj intervistohet si i dyshuar për shpëlarje parash
Gjinovci ka thënë se në momentin që Prokuroria do të ngre aktakuzë, “atëherë jemi para një momenti të kryer”, duke aluduar në shkarkimin e tij.
KOHA pati raportuar në fillim të janarit se Policia ka ngritur aktakuzë ndaj ambasadorit Berishaj pasi dyshohet se ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022, duke iu shmangur pagesës së tatimit.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dalë në krah Berishajt, duke thënë se s'ka ndonjë provë faktike për ta shkarkuar.
Gjinovci: Ndoshta mbesim pa rrymë me shkarku ambasadorin Berishaj
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka thënë me ironi se Kosova mund të mbetet pa rrymë në rast se shkarkohet ambasadori në Kroaci, Martin Berishaj.
Edhe
Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj
Gjinovci ka pyetur nëse interesi ekonomik serb ka hyrë aq thellë në politike kosovare, pasi sipas tij, çdo qeveri po bën tolerime ndaj kësaj “mafie energjetike”.
“Kurti e ka një video duke folur në vitin 2019 për GEN-in. Unë e kam një pyetje, a ka hy aq thellë interesi ekonomik serb në politikën kosovare, saqë çdo qeveri bën tolerim ndaj kësaj mafie energjetike? Ndoshta mbesim pa rrymë me shkarku ambasadorin Berishaj”, ka thënë Gjinovci në “Konfront” të KTV-së.