Arbëri

Krasniqi – Kurtit: Po vepron si struc, pse po e mbron Martin Berishajn

Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka shtruar një varg pyetjes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me raportimet e mediave sllovene për përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

Në një video të postuar në Facebook, Krasniqi i ka thënë Kurtit se po vepron si një struc.

keni premtuar se do ta lufton korrupsionin e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po veproni si një struc kryeministër, duke e zhytur kokën në rërë dhe duke pritur që ky problem disi do të kalojë. Por këtë herë nuk do të ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, ka thekuar Krasniqi.

Sipas tij rasti me ambasadorin Martin Berishaj, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës.

“Mbi dy milionë euro i janë dhënë nga një kompani energjetike sllovene me degë ne Serbi, mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, Martin Berishaj, që e emëruan ambasador në të Kosovës në Kroaci, dhe i cili tërhoqi miliona euro kesh, para këto që nuk dihet se ku shkuan. Kjo aferë e Martin Berishaj e raportuar në mediat ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka pyetur se si ndikon ky skandal në imazhin e shtetit të Kosovës, në kohën kur siç ka thënë ai, vendi ndodhet në prag të liberalizmit të vizave dhe kur ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kryeministër qytetarët me të djrtë po pyesin dhe ti duhet të përgjigjesh: Si u bë që Martin Berishaj, për një ditë e mori nënshtetësinë e Kosovës e të nesërmen u emërua ambasador në Kroaci? Si e kaloi Martin Berishaj verifikimin e sigurisë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës? Si është e mundur që Qeveria po e mbron Martin Berishajn me kaq besnikëri në vend se ta shkarkoni e ta sillni në Kosovë për hetime serioze? Çka dini ju për pohimet se milionat e Martin Berishajt janë përdorur për fushata zgjedhore në Kosovë? A mori GEN-i, me degë në Serbi kontrata në Kosovë si ‘shpërblim’ në këmbim të parave që ia dha Berishajt? Dhe më e rëndësishmja kryeministër, pse po hesht për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë Martin Berishaj”, ka theksuar Krasniqi.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij për shpëlarje parash i ka quajtur spekulime me prapavijë politike.

Duke të enjten folur në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Kosovë–Kroaci, Berishaj i ka hedhur poshtë, të enjten, të gjitha akuzat, duke thënë se ato janë bërë me qëllim që ta denigrojnë personalitetin e tij, si dhe imazhin e Kosovës, përderisa ka paralajmëruar se të gjithë ata “që kanë shpifur për të” do të dalin para drejtësisë.

“Dua të them që këto spekulime, të cilat janë bërë, i hedh poshtë. Ato kanë vetëm një qëllim, që të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës, dhe të bëhen çështje për t’i futur në marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Kroacinë apo Slloveninë. Fusin njerëzit të cilët kanë dëshirë të bëjnë emër, në emër të tjerët kujt. Këta shpifës do të dalin para gjyqit”, ka deklaruar Berishaj, teksa ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nëse ai është kontaktuar nga Prokuroria apo nga Policia lidhur me pretendimet.