Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka kritikuar Qeverinë për mosreagim në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas tij, pavarësisht nëse raportimet për të janë të vërteta ose trillim, Berishaj nuk do të duhej të ishte ambasador i Kosovës as edhe për një ditë më shumë.
“Ambasadori Berishaj kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sigurisht jo për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Republikën e Kosovës. Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dal në publik të jetë trillim, një Qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Sipas tij dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, por nëse s’ka dorëheqje, atëherë ai do të duhej të shkarkohej.
“Dorëheqja do duhej të ishte hapi i parë, nëse s’ka dorëheqje, atëherë shkarkim! Por për këtë duhet lidership që ka parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin”, ka shkruar Miftaraj.
Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet. Berishaj pati mohuar akuzat duke u kundërpërgjigjur me padi ndaj raportuesve.
KOHA pati raportuar në fillim të këtij viti se Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj nën dyshimin se ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022.
Edhe
LDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Martin Berishajt
Sipas burimeve, këto para janë transferuar në xhirollogari të kompanisë së Berishajt në një nga bankat me seli në Kosovë. Transferet janë bërë me përshkrim si pagesa për konsulencë, e për të cilat Berisha i është shmangur tatimit.
-
Berishaj: Akuzat ndaj meje janë spekulime me prapavijë politike
-
Gazetari slloven Pozhar: Çështja Berishaj mund të çojë në rënien e Qeverisë sllovene
-
Çitaku ripërsërit: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Martin Berishajn
-
Opozita kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj pas dorëzimit të kallëzimit penal