Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sërish sa i përket raportimeve për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Çitiaku, e cila në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, kërkoi hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit Berishaj, pas fakteve të reja, që sipas saj, e dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik, të premten ka thënë se pa një zor Qeveria nuk e mban ende Berishajn në pozitën e ambasadorit.
“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt. Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Të hënën e kësaj jave KOHA ka raportuar se hetuesit e Policisë së Kosovës para tre javësh kanë ngritur kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Kallëzimi penal kundër tij është dorëzuar në Prokurorinë Speciale treguan burime të KOHËS dhe thanë se pas hetimit preliminar të nisur muaj më parë, dyshimet janë që Berishaj ka përfituar së paku 1.5 milionë euro nga kompania GEN me seli në Serbi për periudhën 2019 e deri në prillin e vitit 2022.
Sipas këtyre burimeve, këto para janë transferuar në xhirollogari të kompanisë së Berishajt në një nga bankat me seli në Kosovë. Transferet janë bërë me përshkrim si pagesa për konsulencë.
Edhe
Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj
Burimet brenda hetuesisë kanë deklaruar që Berishaj ka përfituar në periudha të ndryshme këto shuma parash – disa herë nga dy herë muaj. Shumat e transfereve janë nga 20 mijë e deri në 70 mijë euro. Sipas këtyre burimeve, çdo herë pas transferit këto para janë tërhequr nga ambasadori Berishaj.
-
Çitaku-Gërvallës: Shkarkimi i Berishajt nuk mjafton
-
PDK-ja kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Kurti po bëhet pengesë për zbardhjen e së vërtetës
-
Çitaku: Pa një zor Kurti s’e mban në detyrë Martin Berishajn
-
PDK-ja kritikon krerët e shtetit për heshtje në rastin e Berishajt, paralajmëron veprime