Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR: Trupat amerikane po patrullojnë afër Leposaviqit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka publikuar fotografi dhe ka shkruar se ushtarët amerikanë po kryejnë patrullojnë afër Leposaviqit.

Të shtunën, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Milan Radoiçiqi po mban takime me shërbimin sekret serb e se po fshehë anëtarë të organizatave terroriste duke planifikuar sulme të tjera në Kosovë.

Kurti në një konferencë për media ka theksuar se grupe me serbë në Serbi janë trajnuar në zona të ndryshme, disa herë shumë afër kufirit. E, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se veriu i vendit është sulmuar 114 herë që nga viti 2021.

Njoftimi i KFOR-it ka ardhur pak pas konferencës.

“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin ditor të mandatit të tij – bazuar në rezolutën 1244 – për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe të sigurojë lirinë e lëvizjes”, ka shkruar KFOR-i në Facebook.

{gallery}