Ushtarët letonezë kanë kryer patrulla rutinë të hënën në Leposaviq, ka njoftuar KFOR-i.
Patrullat e ushtarëve të KFOR-it së Letonisë thuhet se janë përpjekje e misionit të përditshëm për të garantuar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje në njoftim.
KFOR-i ka publikuar pamje të patrullimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtarët letonezë e italianë patrullojnë në Zubin-Potok
-
Në zonën kufitare patrulla të zakonshme të KFOR-it me autoritetet serbe
-
KFOR-i: Po i vazhdojmë patrullimet në veri ditë e natë
-
Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës
-
Ushtarë kroatë dhe Garda Skoceze rrisin praninë e KFOR-it në terren