Ushtarët kroatë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim të misionit paqeruajtës të KFOR-it, kanë realizuar një patrullë të përbashkët në komunën e Deçanit, në bashkëpunim me pjesëtarët e Gardës Skoceze, të cilët janë të dislokuar në Kosovë si pjesë e forcave rezervë të NATO-s për trajnime.
“Kjo patrullë përbën një pjesë të rëndësishme të angazhimit të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë. Prania e përforcuar në terren synon të ofrojë siguri, të rrisë ndërgjegjësimin për zhvillimet lokale dhe të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit rajonal.”, thuhet në postimin në facebook.
Përmes aktiviteteve të tilla, KFOR-i thotë se forcon gjithashtu edhe bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive të ndryshme brenda misionit, duke mbajtur një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale.
Misioni ndërkombëtar punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të përgjegjësive të tyre si institucione të sigurisë.
-
NATO: Po punojmë në optimizimin e KFOR-it duke u bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë
-
Nis integrimi gradual i Policisë në sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe Urës së Ibrit
-
Fillon integrimi gradual i Policisë së Kosovës në ruajtjen e Manastirit të Deçanit
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale