KFOR-i ka vlerësuar se situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar dhe si rezultat ka tërhequr njësitet e veta që qëndronin në objektin komunal.
KFOR-i ka thënë se njësitet e veta do të kryejnë patrullime të rregullat nëpër Zveçan.
“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, ka thënë KFOR.
KFOR ka thënë se do të vazhdojë ta implementojë mandatin e saj.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit EULEX, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet nga KFOR-i.
-
KFOR-i largohet edhe nga objekti i Komunës së Zveçanit
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në vitin 2023
-
NATO: Po punojmë në optimizimin e KFOR-it duke u bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë
-
Nis integrimi gradual i Policisë në sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe Urës së Ibrit
-
KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit