Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i po vazhdon me patrullime të shtuara në veri

KFOR-i ka bërë të ditur se është duke vazhduar me prezencë të shtuar dhe patrullime në veri të Kosovës.

Njësite të shtuara të KFOR-it gjenden në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, ndërsa kjo ka ardhur pas tensionimit të situatës më më 31 korrik.

“KFOR-i po vazhdon të monitorojë situatën. Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it mban një prani në afërsi të vendkalimeve në Jarinjë e Bërnjak, me pika të vendosura të kontrollit të trafikut e po ashtu me patriullime të vazhdueshme në zona së bashku me njësitetet e karabinierëve dhe EULEX-in”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it për Kosovo Online.