KESCO ka njoftuar se deri më tash janë nënshkruar 250 kontrata me biznese të ndryshme të cilat e kanë zgjedhur atë si partner për furnizim me energji elektrike.
Në njoftimin e lëshuar nga KESCO thuhet se vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për bizneset që operojnë në tregun e hapur të energjisë në Kosovë.
“KESCO vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për bizneset që operojnë në tregun e hapur të energjisë në Kosovë, duke dëshmuar besueshmëri, përvojë dhe angazhim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente. Deri më tani janë nënshkruar 250 kontrata me biznese të ndryshme, të cilat kanë zgjedhur KESCO si partner të besueshëm për furnizim me energji elektrike në këtë fazë të rëndësishme tranzicioni”, thuhet në njoftim.
-
KESCO dhe KEK-u me marrëveshje për të mos e shtrenjtuar rrymën
-
Nis faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në treg të hapur
-
KESCO: Temperaturat e ulëta po rrisin ndjeshëm konsumin e rrymës, po detyrohemi të importojmë
-
KESCO bën thirrje për kursim, thotë se në dy ditët e fundit rreth 50% e konsumit u mbulua nga importi
-
KESCO kërkon nga qytetarët të kursejnë energjinë elektrike