Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të shpallë sa më parë konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke theksuar se Kosova funksionon tash e katër vite pa një kryeprokuror me mandat të rregullt.
IKD vlerëson se vendi ka nevojë urgjente për një Kryeprokuror të zgjedhur në mënyrë meritorë dhe transparente, duke respektuar procesin ligjor dhe standardet e integritetit. Sipas institutit, mungesa e një kryeprokurori me mandat të plotë ka ndikuar në funksionimin e institucioneve dhe ka kufizuar zhvillimin e prokurorisë.
Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka theksuar se, megjithëse reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas përbërjes së re është jetësuar dhe ekziston kuorum i mjaftueshëm për funksionim, procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit nuk është zhvilluar që nga tetori i vitit 2023, kur Vjosa Osmani e ka kthyer vendimin për këtë çështje.
Shala ka kritikuar papërgjegjësinë e Këshillit Prokurorial, duke theksuar se nuk është zhvilluar konkursi i ri për zgjedhjen e kryeprokurorit. Ai ka vlerësuar se procesi duhet të jetë transparent, i barabartë dhe meritokratik, në mënyrë që emri i ri të dalë nga një proces i rregullt dhe i besueshëm.
Sipas Shalës, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit ka kompetencat formale të një kryeprokurori, por nuk mund të zhvillojë vizion afatgjatë për institucionin. Ai ka shtuar se vetëm një person me mandat të rregullt mund të udhëheqë prokurorinë e shtetit sipas vizionit të tij dhe të zhvillojë institucionin në mënyrë të qëndrueshme.
Edhe
IKD kërkon që KPK-ja ta shpallë konkursin për kryeprokuror të shtetit
“Duhet të shpallet sa më parë një konkurs i ri dhe të zhvillohet një proces i rregullt, transparent dhe me integritet, në mënyrë që vendi të ketë një Kryeprokuror të zgjedhur me mandat të plotë,” ka thënë Shala, duke mbështetur urgjencën e veprimeve të Këshillit Prokurorial.
Aktualisht, detyrën e ushtruesit të Kryeprokurorit të Shtetit e mban Agron Qalaj, ndërsa IKD thekson se zgjedhja e një drejtuesi me mandat të rregullt mbetet e domosdoshme për funksionimin, zhvillimin dhe integritetin e prokurorisë.
-
Pesë kandidatë plotësojnë kushtet për pozitën për kryeprokuror
-
Shpallet konkurs për kryeprokuror të Shtetit pas 4 vjetësh “bllokadë”
-
Ambasada e Britanisë pas emërimit të Gashit: Presim sistem prokurorial të pavarur dhe llogaridhënës
-
BE: Kryeprokurori i ri i Shtetit e ka përpara luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë