Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) po operon me kapacitete të plota prodhuese pas rikthimit të Njësisë B1 të mërkurën pasdite, e cila sipas KEK-ut nga ora 15:00 është duke funksionuar në gjendje të qëndrueshme teknike.
KEK ka sqaruar se ndalesa e përkohshme e Njësisë B1 ka qenë rezultat i rrjedhjeve të avullit në sistemin e gypave brenda kaldajës.
“Duke pasur parasysh se KEK, në operimin e rregullt, angazhon katër (4) njësi prodhuese, rikthimi i Njësisë B1 nënkupton se KEK po operon me kapacitete të plota prodhuese, duke garantuar stabilitet të prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe funksionim të qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik”, njoftoi KEK.
Gjatë ditës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka sqaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që, sipas KOSTT, ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.
Të martën u njoftua se do të kishte reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik.
-
KEK-u njofton se është rikthyer në funksion njësia A4
-
Pas gati një jave, kthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
-
KEK-u njofton për ndaljen e një blloku, mbesin në operim katër të tjerë
-
KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm, rifillon operimin e Njësisë A3
-
KOSTT-i thotë se gjendja në sistem është stabilizuar, por rryma u ndal edhe natën