Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka quajtur lëvizje të rëndësishme diskolimin e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror drejt Kosovës, me qëllim të parandalimit së përshkallëzimit të situatës në Ballkan.
Ajo ka shkruar në TËitter të dielën se mosndëshkimi “ngjall përbuzje për sundim të ligjit”, derisa ka bërë thirrje për “frenim, mbrojtje dhe mbajtje të përgjegjësisë”.
Kearns e ka përgëzuar vendimin e ministrit britanik të Mbrojtjes, Grant Shapps, që trupa shtesë të KFOR-it britanik të dërgohen në Kosovë.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka dhënë të premten (29 shtator) njoftimin se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë britanike në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë “në rast se kërkohet”.
“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në reagimin e ministrit britanik për Çështje Evropiane të bërë në rrjetin social X.
-
Deputetja britanike që alarmoi për armët në kisha kërkon shtim të trupave të KFOR-it në Kosovë
-
Rreth 300 trupa britanike në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me trupat e KFOR-it
-
Kearns: Jetike që të mos i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë
-
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
-
Deputetja britanike kritikon BE-në: S’ka qasje të balancuar ndaj Serbisë