Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi të dielën në Shqipëri, derisa nga 4.334 testime, 864 raste kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 679 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 141.717.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157.026 persona, derisa kanë humbur jetën 2.543 pacientë.
Aktualisht janë 12.766 raste aktive.