Shqipëria ka regjistruar katër raste pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 2.771 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129.910.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 132.488 raste pozitive, gjithsej 774.257 testime dhe 2.454 të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht janë 124 raste aktive.