Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

48 raste pozitive me koronavirus të dielën në Shqipëri

Shqipëria i ka regjistruar 48 raste pozitive me koronavirus të dielën më 20 mars, nga 864 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 268.984.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 273.088 persona dhe kanë vdekur 3.487 pacientë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 617.