Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Nga kumtesa e kabinetit të Vuçiqit të publikuar nga agjencia lajmeve FoNet, vërehet se ka adresuar një varg akuzash kundër Kosovës, transmeton Koha.net.
Sipas Vuçiqit, Kosova e ka ndërprerë dialogun me Serbinë.
Kjo ndërprerje, ka thënë ai, është bërë me mos formimin e Asociacionit të Komunave serbe, me vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, me miratimin e platformës për negociata dhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Vuçiqi ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret me problemet që kanë sjellë ndërprerje në dialog e sidomos në përpjekjet për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Ambasadori Scott, sipas kumtesës, ka theksuar se SHBA-ja përkrah kthimin në dialog dhe se është e domosdoshme gjetja e mënyrës për ta vazhduar dialogun, “sepse interesi i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, ashtu si dhe i bashkësisë ndërkombëtare, është që të arrihet kompromisi”.
-
Vuçiqi takohet me Hillin, temë edhe Kosova
-
Scott: As Kosova e as Serbia nuk përfitojnë nga ngecja në dialog
-
Hale në Beograd kërkon heqjen e taksës dhe ndalimin e provokimeve nga të dy palët
-
Scott: Kosova ta heqë taksën, pengon dialogun
-
Vuçiqi – Guterresit: Vazhdimi i dialogut pasi Kosova ta heqë taksën