Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me njeriun tretë të Departamentit amerikan të Shtetit, nënsekretarin për çështje politike David Hale. Tema kryesore e bisedimeve, siç njofton rts, ka qenë situata në Kosovës.
Beogradit Hale, nesër pritet të vijë në Prishtinë.
Sipas asaj që njofton transmetuesi publik serb, Hale në bisedë me Vuçiq ka kërkuar heqjen e taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave serbe.
Hale ka ftuar gjithashtu edhe për ndalimin e provokimeve dypalëshe dhe vazhdimin e dialogut, ka njoftuar Ambasada amerikane në Beograd përmes Twitterit, transmeton Koha.net .
"SHBA-ja fton për ndërprerjen e taksës, ndalimin e provokimeve nga të dy palët dhe vazhdim e dialogut. Nënsekretari Hale në bisedë me kryetarin ka theksuar se SHBA-ja vlerëson partneritetin me Serbinë dhe dëshiron të ndërtojë marrëdhënie edhe më të fuqishme me të”, thuhet në Twiter.
-
Zyrtari amerikan kërkon ndaljen e provokimeve Kosovë-Serbi dhe vazhdim të dialogut
-
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër
-
Pompeo: Me Vuçiqin diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi; Vuçiq: E kemi mbështetjen amerikane për heqjen e taksës
-
Katër ankesat e Vuçiqit te Scotti për Kosovën
-
Hale në Prishtinë për ta përforcuar qëndrimin amerikan për taksën