Heqja e taksës ndaj importeve serbe do të jetë kërkesa kryesore që do ta përcjellë të shtunën në Prishtinë njeriu i tretë i Departamentit Amerikan të Shtetit, nënsekretari për çështje politike David Hale.
Në Serbi e ka thënë, e do ta përsërisë edhe në Kosovë, nevojën për ndalimin e provokimeve nga të dy palët dhe urgjencën për vazhdimin e dialogut, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështetur në një informatë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit, qëllimi i vizitës është për të nxitur të dyja shtetet që të ulen në tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
Serbia refuzon të rikthehet në dialog, për aq kohë sa është në fuqi taksa prej 100 për qind për mallrat e saj. Shtetet e Bashkuara (SHBA) zëshëm kanë kërkuar që taksa të pezullohet, një kërkesë që vazhdon të refuzohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shtohet presioni amerikan për heqjen e taksës, Reekeri thërret nga Shkupi e Hale vjen në Prishtinë
-
Pompeo pret nga Kosova heqjen e taksës ndaj mallrave serbe
-
PDK-ja s’ka përgjigje ndaj rezistencës së Haradinajt për taksën
-
Zyrtari amerikan kërkon ndaljen e provokimeve Kosovë-Serbi dhe vazhdim të dialogut
-
Hale sot në Beograd e nesër në Kosovë për një “mundësi historike” normalizimi marrëdhëniesh