Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katarina Millosheviq abuzohet nga ish-bashkëshorti, institucionet e Kosovës nuk e ndihmojnë

E kërcënuar me armë e thikë. E keqtrajtuar dhe e ndjekur tash e disa vjet, Katarina Miosheviqi nga pjesa veriore e Mitrovicës, është duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar nga ish-bashkëshorti i saj.

“Jam martuar me Darko Milentijeviqin në vitin 2007, duke e ditur që kohë pas kohe konsumonte alkool. Derisa jemi martuar, e më pas e ndryshoi sjelljen. Ikte nga shtëpia nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, kur kthehej ishte i dehur, më keqtrajtonte fizikisht e psikikisht, kisha situata të ndryshme kur më kërcënonte me revole, me thikë. Të gjitha i durova që mos t’i turpëroja prindërit duke pritur që do të ndryshojë, do të qetësohet, por ishte e kotë. Kjo zgjati 4 vjet dhe daljet e tij nga shtëpia nganjëherë ishin edhe me nga disa ditë. Unë këtë e shfrytëzova dhe më 29 janar të vitit 2012 unë kam ikur nga ai”, Katarina Milosheviq, viktimë e dhunës në familje, raporton KTV.

Nënë e një fëmije 6- vjeçar, që nga shkurorëzimi për tre vjet radhazi së paku 6 herë e denoncoi ish-bashkëshortin në Stacionin Policor në Zveçan. Më në fund, nën akuza për dhunë fizike dhe kërcënime për vrasje Darko Milentijeviqi u dënua me 90 ditë burgim. Por, as burgu nuk e mbushi mend.

“Në vitin 2018, filloi të më ndiqte prapë, të më dërgonte porosi, të më shqetësonte e ofendonte. Më 30 maj 2018, kishim prapë një gjykim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe aty u vendos të mos më afrohej e shqetësojë, por po atë ditë e shkeli vendimin dhe më solli porosi ofenduese. Unë prapë e paraqita se s’dija çfarë do të ndodhte. Më duhej të dilja në dyqan, të shkoja në punë, të dërgoja fëmijën në çerdhe. Nuk u ndal me mesazhe. Janë mesazhe me karakter ofendues”, ka thënë më tej ajo.

Milosheviqi ankohet se Gjykata Themelore në Mitrovicë ishte tejet e njëanshme në rastin e saj. Derisa bashkëshorti e ofendonte në gjykatë, gjykatësi qeshte ndaj ofendimeve që Milentijeviqi i bënte.

Edhe Nëna ankohet se i biri po i bullizohet nga “fëmijët e të fortëve”, autoritetet thonë se po e trajtojnë rastin Arbëri Nëna ankohet se i biri po i bullizohet nga “fëmijët e të fortëve”, autoritetet thonë se po e trajtojnë rastin

“Natyrisht, jam ankuar në Gjykatën e Apelit në Prishtinë që në gjykimin e radhës të mos jetë i pranishëm ky gjykatës. Ashtu ndodhi. –Cili ishte gjykatësi? –Faton Ademi”, ka thënë Milosheviqi.

Përpos pakënaqësisë me gjykatë, Milosheviqi thotë se edhe Qendra për Punë Sociale në Zveçan është treguar e pakujdesshme ndaj rrezikut, me të cilin ajo jeton.

Punëtorja sociale, Biljana Nikoliq, kishte lëshuar një raport dedikuar Prokurorisë në Mitrovicë ku thuhej se Milentijeviqi është person i rrezikshëm dhe duhet nënshtruar trajtimit për kurim nga alkoolizmi.

Por, bashkëshorti i saj e kishte refuzuar trajtimin.

Ajo kërkoi që Gjykata ta zgjasë urdhrin që ndalonte ish-burrin që të afrohet asaj, por punëtorja sociale ishte e mendimet se kjo nuk është e nevojshme, së paku derisa të mos ndodhë diçka.

Edhe Për faj të Prokurorisë, amnistohet burri i dhunshëm, pëson gruaja viktimë BETIMI PËR DREJTËSI Për faj të Prokurorisë, amnistohet burri i dhunshëm, pëson gruaja viktimë

Në një përgjigje me telefon, Nikoliqi ka thënë për KTV se nuk është shumë e shqetësuar nga ankesat e Milosheviqit meqë ajo ka bërë gjithçka që ta mbrojë fëmijën.

“Ajo mund të ankohet, mund edhe të kërkojë zëvendësimin që dikush tjetër të ishte udhëheqës i rastit. Mendoj se nuk kishte arsye të ankohet po, megjithatë, mund t’ia dërgojë drejtoreshës sonë kërkesën dhe nëse dyshon në punën time, le të ndryshohet udhëheqësi i rastit. Por, puna e qendrës sonë ishte të mbrojmë interesin e fëmijës dhe mendoj se në këtë rast e kam bërë këtë”, ka thënë Biljana Nikoliq - Qendra për Punë Sociale, Zveçan.

Për më tepër, Milosheviq kishte paraqitur edhe dhunën psikike që ish-bashkëshorti i saj ushtron ndaj fëmijës së tyre 6- vjeçar, gjë që u injorua.

KTV-ja ka provuar të flasë edhe me zyrtarë të Policisë në veri të Kosovës, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

“Sa herë që e merrte në fundjavë fëmijën, e mund ta shihte 7 orë në ditë, ai e dërgonte në lokale e dyqane ku konsumohej alkool. Për më tepër, kam dëshmi që fëmija konsumoi alkool, si në këtë fotografi ku mban shishen me birrë”, deklaron Milosheviq.

Edhe Mitrovicë, një grua raporton se u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti Kronikë Mitrovicë, një grua raporton se u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti

Katarina shton se askujt në Prishtinë nuk i është drejtuar për ndihmë ngase nuk e di se si do të silleshin ndaj saj, meqë është serbe dhe nuk flet shqip.

E lindur dhe e rritur në veri të Mitrovicës, mësimdhënëse e lëndës së Edukimit dhe kujdesit ndaj fëmijëve në Shkollën e Mjekësisë, 34 vjeçarja pohon se nëse dikush nuk i ndihmon, ajo duhet të largohet nga Kosova.