Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kastrati thotë se dy policë në Kamenicë rezultuan negativë

Foto: Koha / ilustrim

Dy zyrtarë policorë në komunën e Kamenicës kanë rezultuar negativë.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes facebook-ut njoftoi se testet kanë rezultuar negative.

“Testet e dy zyrtarëve policorë për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra”, shkroi Kastrati në Facebook.

Në Kosovë sot janë shëruar nga Covid-19 gjashtë persona, duke e çuar numrin në 16. Kurse 6 të tjerë kanë dalë pozitivë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 132.