Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se rezultatet e mbrëmshme të testimit për koronavirus kanë dalë negative për dy zyrtarë policorë të kësaj komune, e po ashtu rezultate të njëjta kanë dalë edhe për personat e tjerë të cilët janë testuar, raporton KOHA.
“12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativë. Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdojë njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prekë secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka shkruar Kastrati.
Artikuj të ngjashëm
-
Kastrati thotë se dy policë në Kamenicë rezultuan negativë
-
Mbi një mijë të vaksinuar në Kamenicë dhe asnjë rast aktiv me COVID-19
-
Shërohet nga COVID-19 kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati
-
Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë
-
Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me koronavirus