Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se tre persona nga kjo komunë janë shëruar nga koronavirusi.
Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Më në fund një lajm i mirë. Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ”, ka shkruar ai, transmeton KOHA.
Kastrati iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka shtuar se po i presin ditë të mira.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen nga pagesat në institucione shëndetësore banorët me COVID-19 në Kamenicë
-
Shërohet nga COVID-19 kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati
-
Kryetari Kastrati i vetmi rast aktiv me koronavirus në Kamenicë
-
Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me koronavirus
-
Kastrati thotë se foshnja 5-muajshe, e prekur me koronavirus, është liruar nga Infektivja