Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, publikisht e ka amnistuar djalin e shefit të AKI-së, Shpëtim Maxhuni, i cili është i përfshirë në një rast hetimor. Madje Lumezi, që udhëheq institucionin që do të duhej ta hetonte Maxhunin pa asnjë ndikim, ka thënë se “sipas informacioneve të Policisë e Prokurorisë” djalit të Shpend Maxhunit nuk i janë gjetur në posedim as drogë e as armë.
Por një deklaratë e tillë është plotësisht në kundërshtim me kallëzimin penal të shkruar nga Policia e Kosovës. “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë një kopje të kallëzimit penal. Përmbajtja e këtij dokumenti demanton edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi e edhe zyrtarët e tjerë të hetuesisë, të cilët deklaronin se arma nuk ishte tek Shpëtim Maxhuni në momentin që Policia e Kosovës i kishte kontrolluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo është precizuar tek fjalia e dytë e kallëzimit penal.
“Gjatë kontrollimit trupor të dyshuarit Shpëtim Maxhuni në brendi të jaknës së tij i janë gjetur një revole e tipit ‘Zastava’ me numër serik ET-971053, me karikatorë, që ka pasur katër fishekë të vendosur të kalibrit 6.35 mm, si dhe në fiokën e veturës është gjetur një thikë ‘Pohol-force’, ngjyrë të zezë, me numër serik 6699 N-S”, thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga gazeta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) /S. Ramaj
-
Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së
-
Djali i shefit të AKI-së ishte verifikuar nga policia si i dyshimtë edhe para rastit me armën
-
Provat e policisë për armën dhe drogën në makinën e djalit të Shpend Maxhunit
-
Sikur të mos raportohej nga “Koha”, “rasti Maxhuni” do të mbyllej nga Prokuroria, thotë Preteni
-
Policia thotë se revolja nuk ishte e djalit të Shpend Maxhunit, s’tregon se ajo iu gjet në xhaketë