Më 5 tetor të këtij viti, një javë para se Shpëtim Maxhunit t’i zihej armë në trup e drogë në veturë, Policia e Kosovës e kishte cilësuar si “person që duhej verifikuar”.
Nga burime të saja brenda hetimeve në Prokurorinë e Shtetit, gazeta ka mësuar se djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, Shpëtim Maxhuni, është ndaluar në fillim të tetorit nga Policia e Kosovës. Por ky rast nuk është regjistruar askund, shkruan sot Koha Ditore.
Patrulla rrugore e kishte ndaluar Maxhunin, i cili atë ditë ishte i shoqëruar edhe me persona të tjerë. Pas ndalimit policët kanë kërkuar informacione në Qendrën e Komunikimit – Alfa Kontroll.
Njërit nga policët që ka qenë në ndërresë i është kërkuar verifikim i disa personave që ishin në veturë. Në mesin e tyre edhe djali i shefit të AKI-së.
Pikërisht ky polic po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me media./S.Ramaj/...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Suspendohet polici Karaxha, me dyshimin se informoi “Kohën Ditore” për djalin e shefit të AKI-së
-
Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së
-
Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së
-
Hetohen katër policë me dyshimin se zbuluan për media detajet e rastit penal të djalit të Shpend Maxhunit
-
Hetohen katër policë me dyshimin se zbuluan për media detajet e rastit penal të djalit të Shpend Maxhunit