Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, publikisht e ka amnistuar djalin e shefit të AKI-së, Shpëtim Maxhuni, i cili është i përfshirë në një rast hetimor.
Madje Lumezi, që udhëheq institucionin që do të duhej ta hetonte Maxhunin pa asnjë ndikim, ka thënë se “sipas informacioneve të Policisë e Prokurorisë” djalit të Shpend Maxhunit nuk i janë gjetur në posedim as drogë e as armë.
Por një deklaratë e tillë është plotësisht në kundërshtim me kallëzimin penal të shkruar nga Policia e Kosovës. “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë një kopje të kallëzimit penal.
Përmbajtja e këtij dokumenti demanton edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi e edhe zyrtarët e tjerë të hetuesisë, të cilët deklaronin se arma nuk ishte tek Shpëtim Maxhuni në momentin që Policia e Kosovës i kishte kontrolluar.
Kjo është precizuar tek fjalia e dytë e kallëzimit penal./S. Ramaj
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së
-
Djali i shefit të AKI-së ishte verifikuar nga policia si i dyshimtë edhe para rastit me armën
-
Rrugëtimi plot skandale i kryespiunit Shpend Maxhuni
-
Nuk shpjegohen arsyet e largimit të Maxhunit nga AKI-ja, Haradinaj e dekoron me medaljen e Skënderbeut
-
Kthehet në punë polici Karaxha që u suspendua me dyshimin se dha informata për djalin e shefit të AKI-së