Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sikur të mos raportohej nga “Koha”, “rasti Maxhuni” do të mbyllej nga Prokuroria, thotë Preteni

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka folur për skandalin e fundit në lidhje me armën dhe substancat narkotike që janë gjetur në veturën e Enver Maxhunit, babai i Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së. Për këtë, Preteni ka akuzuar edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Vetura ishte duke u vozitur nga nipi i Enverit, gjegjësisht djali i Shpend Maxhunit.

LEXO EDHE KËTË: Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij

Në një koment të tij në Facebook, Hasan Preteni ka akuzuar Shpend Maxhunin e Aleksandër Lumezin për heshtjen e skandalit në fjalë. Madje thotë se ky nuk është i vetmi rast që heshtet, por ka edhe shumë raste tjera.

“Gruaja e Shpendit punon në Gjykatë, Leka [Aleksandër Lumezi] dhe Shpendi, aleatë të Hashim Thaçit, kumbarë të shumë rasteve të mbyllura dhe pozicionimin e titullarëve të institucioneve të pavarura, dy nga pesë kapësit kryesorë të shtetit”, ka shkruar Preteni.

Koha.net ka kontaktuar me Pretenin, për të mësuar se për çfarë rastesh tjera ka folur ai.

Edhe Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së Arbëri Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së

Preteni tha se ky rast do të heshtej sikur mos të raportohej nga Grupi Koha, pasi sa herë kemi raste me familjarë të personave në krye të institucioneve, Prokuroria hesht.

“Kjo Prokurori e Polici e jona, ndjek gjithnjë vetëm ata që s’kanë lidhje me raste, e kur bëhet fjalë për persona që janë pjesë e institucioneve, ata heshtin”, tha ish-shefi i AKK-së.

Policia e Kosovës ka thënë se revolja e gjetur në veturën e të atit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, nuk është e djalit të këtij fundit, por se “si rezultat i vazhdimit të hetimeve, nga njësitet policore është intervistuar edhe personi i katërt i dyshuari (R. M.), i cili ka deklaruar se arma është e tij dhe se i njëjti e ka harruar në veturën e apostrofuar dhe se nuk i përket të dyshuarit (Sh. M)”.

Preteni thotë se, duke u bazuar në këtë deklaratë të Policisë e të Prokurorisë, kuptohet që gjithçka ka të bëjë me lidhje familjare.

“Prokuroria gjithmonë pas rasteve të tilla thotë se hetimet vazhdojnë, në këtë rast, fajin po ua lënë dikujt tjetër”, tha ai.

Edhe Provat e policisë për armën dhe drogën në makinën e djalit të Shpend Maxhunit Kronikë Provat e policisë për armën dhe drogën në makinën e djalit të Shpend Maxhunit

U shpreh i bindur se Shpend Maxhuni e kryeprokurori Aleksandër Lumezi kanë gisht në këtë rast.

“Pse prokuroria nuk e hapi këtë rast? Jam i bindur që Leka dhe Shpendi janë bashkëpunëtorë këtu. Në Gjykatë punon edhe gruaja e Shpendit, e veç pse është familjar i Maxhunit, Prokuroria hesht”, tha tutje ai për Koha.net.

Preteni tha se ky rast nuk është i vetmi që mbyllet. Sipas tij, ka edhe shumë raste tjera dhe ka thënë se i fundit është ai me Adem Grabovcin.

“Jam shumë, shumë i bindur që s’është i vetmi rast në Kosovë ku prokuroria hesht. Nëse kapet në flagrancë ndonjë familjar i atyre që janë në krye të institucioneve, rastet s’hapen fare”, tha Preteni, pa diskutuar ndonjë rast më specifik.

Edhe Shefi i AKI-së hesht ndaj rastit të djalit të tij që iu gjetën armë e drogë në veturë Arbëri Shefi i AKI-së hesht ndaj rastit të djalit të tij që iu gjetën armë e drogë në veturë

Kujtojmë se vetëm pas interesimit të “Kohës Ditore”, Policia dorëzoi në Prokurori kallëzimin për armën e drogën në veturën e babait të shefit të AKI-së.

Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe me Shefin e AKI-së, Shpend Maxhunin, në lidhje me këtë skandal e po ashtu me akuzat nga Preteni, por ai nuk e ka hapur telefonin. Njësojë, edhe Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet nga Koha.net.