Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona.
Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.
Sikurse shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, ka qenë polic i Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore. Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M., siç ka marrë vesh gazeta, është zënë me narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës.
Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Skandal me shefin e AKI-së – armë e drogë në veturën e babait të tij
-
Pas interesimit të Kohës Ditore, Policia dorëzoi në Prokurori kallëzimin për armët e drogën në veturën e babait të shefit të AKI-së
-
Djali i shefit të AKI-së ishte verifikuar nga policia si i dyshimtë edhe para rastit me armën
-
Provat e policisë për armën dhe drogën në makinën e djalit të Shpend Maxhunit
-
Qalaj: Pa marrë parasysh pronësinë, ligji obligon që të ndiqet personi të cilit i është zënë arma