Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka qëndruar mëngjesin e së premtes në veri të Republikës së Kosovës, megjithëse një gjë e tillë nuk ishte bërë e ditur paraprakisht.
Ajo ka thënë se është i rëndësishëm roli i ndërkombëtarëve në veri për ta parë situatën ashtu siç është në të vërtetë.
“Shohim narrativa të ndryshme për situatën – njëra palë thonë një gjë e tjetra diçka tjetër, por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu e japin një pasqyrë mjaft të saktë. Prandaj është e rëndësishme që të flas me njerëzit në terren ashtu që të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta bërë të ardhmen të sigurt për të gjithë në Kosovë”, ka thënë ajo në Mitrovicën veriore.
Kallas në Prishtinë një ditë më parë ka thënë se prioriteti kryesor për Bashkimin Evropian mbetet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
E pyetur lidhur me mënyrat e reja që janë duke u shtjelluar në BE ashtu që dialogu të jetë më produktiv, Kallas ka theksuar se çështjen do ta shtrojnë ndaras me palët në Kosovë dhe në Serbi.
Edhe
Osmani ia rithekson Kallasit domosdoshmërinë për heqjen e masave ndaj Kosovës
Me gjithë letrën që ish-kryeministrja dhe tani kryetarja e Parlamentit e Serbisë ia dërgoi BE-së, e me të cilën ka bërë zotimin se Beogradi zyrtar nuk do t’i zbatojë pikat e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Kallasi ka thënë se marrëveshja është fakt dhe se duhet të zbatohet.
Kallasi ka bërë të ditur se kanë nisur që t’i hiqen gradualisht masat që BE-ja ia ka vendosur Kosovës në vitin 2023. Por ajo e ka përmendur rëndësinë e shtensionimit të situatës në veri.
- Vizita e Kallasit në Kosovë e Serbi që nuk ndryshoi asgjë
-
Kallas përmbledh vizitën në Ballkan: Në Kosovë, të formohet sa më shpejt Qeveria
-
Kallas: Marrëveshja e Ohrit mbetet në fuqi, masat ndaj Kosovës kanë nisur të hiqen gradualisht
-
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kallas: Palët të kthehen në Bruksel sa më shpejt