Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar asnjë ofertë të partive parlamentare që ishin në opozitë, për dalje nga ngërçi në Kuvend.
Ajo ka thënë se po që se votohet të dielën për komisionin për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje kushtetuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Erdhëm me shpresë në këtë takim, por po shohim që nuk ka shpresë, nuk ka konsensus. Partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë ofertë që e kemi ofruar. Është e çuditshme se aty ku ju konvenon që me një aktgjykim të vitit 2014 që i jepet e drejta partisë së parë për ta zgjedhur kryeparlamentarin, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për atë kandidat. Por me interpretimin tjetër të Kushtetueses, janë munduar me shtrembëru plot pika të këtij aktgjykimi, mos me pranu asgjë – as afatin 30 ditor, as shkeljen për ndryshimin e mënyrës së votimit”, ka thënë ajo.
Sipas Kadrijajt, kërkesa e VV-së ishte që të votohet në pako kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Por shtoi se kjo është antiligjore.
“Kërkuam të mos vazhdohet me votimin e komisionit. Të kthehet votimi i hapur e më pas është e drejta e LVV-së ta kandidojë secilin që do. Këta po duan që të votohet në pako, kryetari bashkë me nënkryetarët por kjo nuk është praktikë e mirë, janë antiligjore, shkelet Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Kadrijaj.