Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj ka thënë se nuk do të votojnë as kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit e as deputetin tjetër nga komuniteti serb Nenad Rashiq.
Në një deklarim para nisjes së seanca Kadijaj e ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bllokadën e krijuar.
“Nuk do t’i votojmë asnjë, ata që e kanë bllokuar këtë situatë le ta zhbllokojnë, ne kemi dashur t’i japim epilog kemi ardhur deri këtu ... Asnjëherë zgjedhja e nënkryetarëve nuk është politizuar në këtë formë ... Njeriu që po i mban peng institucionet e Kosovës në mënyrë të paligjshme e ka emrin Albin Kurti”, është shprehur Kadrijaj.
Kuvendi shpallet i konstituuar, Rashiqi zgjidhet nënkryetar
Kuvendi i Kosovës është shpallur i konstituuar në vazhdimin e seancës që është mbajtur të premten. ...
Artikuj të ngjashëm
-
Kadrijaj: As sot s'besoj se votohet nënkryetari
-
Kurti: LDK-ja duhet ta sjellë te ne listën me nënshkrime dhe të tregojë për kë e ka fjalën
-
Vitin e shkuar VV-ja “s’kishte votë” për Listën Serbe. Sot e votoi Sllavko Simiqin nënkryetar
-
Zgjidhen nënkryetarët, përfshirë Simiqin e Listës Serbe
-
Partitë të pavendosura rreth votës për kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar Kuvendi