Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se vdekja e Naser Makollit shton dyshimet për vdekjen e aktivistit të VV-së Astrit Dehari, që vdiq në burgun e Prizrenit pesë muaj më parë.
Makolli, që ishte cimer i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, ka vdekur sot në Lipjan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Interaktiv të KTV-së, Kadaj-Bujupi ka deklaruar se familja e Makollit i ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje se dy ditë para njoftimit për vdekje e kanë vizituar Naser Makollin dhe ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Është jashtëzakonisht tronditëse gjithë kjo situatë, pasi edhe mungon drejtësia për Astritin. Në anën tjetër vdes dëshmitari kyç, që ishte cimer i tij. Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, që kemi informatë nga familja e tij që e kishin vizituar dy ditë më parë dhe ishte në gjendje të mirë. Avokati i familjes ka thënë se ai ka tentuar të kontaktojë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ajo.
Kadaj-Bujupi thotë se kjo vdekje ka shtuar fuqishëm dyshimet për tentim fshehje të së vërtetës në rastin Dehari.
“Sigurisht se kjo hap dyert dhe dritaret për dyshimet për tentim fshehje të së vërtetës”, ka thënë ajo.