Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, ka ngritur dy pyetje para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit .
Konjufca ka pyetur se kush dha urdhër nga pushteti që të burgosej aktivisti i VV-së Astrit Dehari dhe cilët janë ata persona të cilët i kanë fabrikuar provat qe Astrit Dehari të arrestohej.
Konjufca tha se procesi i hetimit të vdekjes së Deharit në burgun e Prizrenit është dëmtuar përfundimisht, me rastin e vdekjes së dëshmitarit kyç njëherësh shokut të dhomës së burgut së Deharit, Naser Makollit.
Sipas Konjufcës, Makolli kishte dëshmuar se Dehari ndjehej i kërcënuar dhe i frikësuar gjatë kohës së paraburgimit.
“Në vendet demokratike vdekja e një dëshmitari të rëndësishëm në burg, bëhet problem politik”, tha Konjufca.
Ai theksoi se Astrit Dehari vdiq kur po mbahej padrejtësisht në burg, dhe se jetën e tij e kishte një institucion shtetëror i kapur nga krimi.
-
Kadaj-Bujupi: Familja e Makollit thotë se ai ishte mirë dy ditë para vdekjes
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Kurteshi: Ka fakte që vërtetojnë se Dehari është vrarë me urdhër nga lartë – unë s’i posedoj
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg
-
Haxhiu për rastin Dehari: Provat ekzistojnë, të zbardhet ky krim i errësuar