Xhemile Dehari ka qenë për të ngushëlluar të martën familjen e Naser Makollit, që vdiq një ditë më herët në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, raporton KTV.
Ai dhe djali i saj, Astrit Dehari, kishin ndarë dhomën për më shumë se 3 muaj në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMakolli ka qenë personi i parë që e kishte gjetur gati pa shenja jete Deharin në qelinë e tij më 5 nëntor 2016.
Ai gjithashtu ka qenë dëshmitar në hetimet që po zhvillohen për Deharin, rast të cilin Prokuroria e kishte cilësuar si vetëvrasje që nga fillimi, duke hetuar vetëm këtë pistë.
Por, vdekjen e Naser Makollit, Prokuroria po e konsideron si të dyshimtë, të cilën ka konfirmuar që është duke e hetuar. Dy prokurorë kanë marrë pjesë në obduksionin, që Makollit i është kryer të martën në mëngjes dhe rezultatet priten brenda dy javësh. Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Prokuroria ka marrë si prova incizimet dhe mostrat e ushqimit, me të cilat ishte ushqyer i ndjeri. Kur të analizohen këto dhe raporti i Obduksionit, Prokuroria ka thënë se do të dihet shkaktari i vdekjes së Naser Makollit.
I paraburgosuri ka vdekur vetëm një javë pasi në QKUK ishte diagnostikuar me Enterokol, që është pezmatim i zorrëve, por që nuk konsiderohet sëmundje e rëndë.
Vëllai i të ndjerit tregon se atë e kishte takuar para dy javësh në vizitat rutinë në Paraburgim.
Makolli ishte transferuar nga Prizreni në Lipjan 4 muaj më parë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe njoftimit të parë të Shërbimit Korrektues, atij i është dhënë ndihma e parë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Por, kjo është mohuar nga udhëheqësi i Emergjencës në Lipjan. Naser Makolli ka qenë duke u gjykuar për vrasje të rëndë.