Beograd, 21 – Autoritetet e Serbisë nuk dëshirojnë bashkimin e Republika Srpska me Serbinë. Kështu iu tha gazetës “Danas” nga kabineti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Kjo është përgjigjja nga kabineti i Vuçiqit, në lidhje me deklaratën e presidentit të Republika Srpska, Millorad Dodik, dhënë në DW, i cili kishte vizatuar vizionin e tij në hartën e Ballkanit Perëndimor, ku Republika Srpska shihet e bashkuar me Serbinë, ashtu si edhe veriu i Kosovës.
Dodik kishte thënë se Serbia përbën pengesën për shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa kishte shtuar se “Sikur në momentin kur u nda Kosova Serbia të kishte thënë ‘në rregull’, ne me siguri deri tash do të ishim ndarë (nga BeH).
-
Dodik për Asociacionin: Një ditë do të jetë si Republika Sërpska
-
Dodik s’do të ishte kundër pavarësisë së Kosovës, nëse do të vendoste Serbia
-
Vuçiqi e Dodiku flasin për “të ardhmen e Serbisë dhe Republikës Serbe”
-
Vuçiq: Serbia s’e njeh dhe s’do ta njohë Kosovën
-
Dodik: Në këtë shekull na duhet një shtet i madh serb me Kosovën e Malin e Zi në të