Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kabineti i arkitektëve

Në rikonstruktimin e drejtorive, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shtuar në listë një arkitekt më shumë.

Ilir Murseli është arkitekti që do të udhëheqë drejtorinë e transformimit. Ai ndër të tjera, do të ketë përsipër zhvillimin e projekteve madhore.

Kjo përkundër faktit që Rama i ka ndarë 12 milionë euro për projektim të punëve të tilla arkitektit të qytetit që është Astrit Nixha.

Rama ka shkarkuar një arkitekte nga pozita e drejtores së planifikimit. Mimoza Sylejmani tash e mbas, do të jetë këshilltare e tij.

Një arkitekt tjetër, drejtori i deritashëm i urbanizmit, Arbër Sadiki, do të udhëheqë edhe planifikimit duke e rikthyer drejtorinë siç ishte dikur: Drejtoria e urbanizimit dhe planifikimit.

Për Vetëvendosjen pozitat e arkitektëve lidhen me miqësitë e kryetarit Rama, i cili edhe vetë është arkitekt.

Edhe Rama emëron drejtor të rinj pa prezantimin e kabinetit të ri Arbëri 6 muaj më parë Rama emëron drejtor të rinj pa prezantimin e kabinetit të ri

“Ky është një ristrukturim i pamenduar dhe paplanifikuar. Ndarjet buxhetore janë bërë në shtator të vitit të kaluar dhe drejtoritë e reja nuk kanë buxhet të ndare. Është e çuditshme se sa shumë arkitektë po na bëhen në Komunën e Prishtinës, por s’kemi projekte të realizuara. Ka projekte që po bëhen, po paguhen këta arkitektë për dizajne e vizatime, po s’ka asgjë konkrete ne realizim. Me gjase, për shkak te profesionit, rrethi shoqëror i kryetarit përbëhet kryesisht nga arkitektët, pa i anashkaluar asnjëherë edhe biznesmenët. Për shembull, ne kemi zyrën e Arkitektit me një kontrate 12 milionë euro, por shpallim konkurse te jashtme për projekte arkitektonike siç është rasti me projektin e tulltores qe u be publik para disa jave e ku vlera e tij është 1.2 milion vetëm projekti”, ka thënë shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.

Vetë kryetari Rama në njoftimin e tij ka thënë se ky është vetëm ristrukturimi i parë i qeverisjes në kryeqytet në të mirë të Prishtinës dhe qytetarëve të saj, pa dallim.

Pas largimit të PDK-së nga bashkëqeverisja, Rama do të emërojë edhe drejtorë të tjerë sikurse të sportit, bujqësisë e kulturës që i udhëhiqte PDK-ja.