Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kabashi-Ramaj: Xhandarmëria e panevojshme, Qeveria po tenton t’u marrë kompetencat institucioneve të sigurisë

Besa Kabashi

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka konsideruar se krijimi i xhandarmërisë në Kosovë, është i panevojshëm dhe absurd. 

Sipas saj, partia deri tash në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka tendencë të krijojë mekanizma të rinj që, sipas saj, cenojnë kompetencat e institucioneve ekzistuese të sigurisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Absolutisht Kosovës nuk i nevojitet xhandarmëria, të gjitha institucionet e sigurisë i ka të planifikuara me standarde perëndimore. E dëgjova që ndër ato që hyn në xhandarmëri janë kontrollimi i turmave, kjo është kompetencë e Policisë, nuk ka nevojitet askush tjetër. Kemi kompetenca të qarta për ushtrinë, AKI-në, ne tendenca të tilla kemi parë edhe në të kaluarën prej kësaj qeverie, të krijojnë diçka të re e t’ua marrin kompetencat institucioneve. AKI-ja është çelësi i parë parandalues për kërcënimet ndaj sigurisë së vendit. I kemi të gjitha institucionet”, ka thënë ajo të enjten në “60 Minuta” të KTV-së.

Ajo ka kritikuar Qeverinë edhe për, siç tha, mungesën e mbështetjes ndaj pjesëtarëve të sektorit të sigurisë, duke rikujtuar se mazhoranca pati votuar kundër amendamenteve dhe iniciativës ligjore të PDK-së për sigurimet shëndetësore të policisë, ushtrisë, zjarrfikësve, Shërbimit Korrektues dhe emergjencave.

“Kosovës nuk i nevojitet xhandarmëria. Kontrollimi i turmave është kompetencë e Policisë dhe nuk ka nevojë për struktura të tjera. I kemi të gjitha institucionet e nevojshme, përfshirë ushtrinë dhe AKI-në, e cila është çelësi i parë parandalues për kërcënimet ndaj sigurisë së vendit”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj.

Kabashi-Ramaj foli edhe për raportet e Kosovës me NATO-n, duke thënë se deklaratat e fundit të Zëvendësndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Kevin Hamilton, tregojnë se Kosova nuk po trajtohet më si vend kandidat potencial për anëtarësim, por si shtet që duhet të mbahet i qëndrueshëm dhe i sigurt.

“Para ardhjes në pushtet të Albin Kurtit kemi qenë në diskutime për anëtarësim në NATO dhe po shtynim lobimin për vendet mosnjohëse. Sot, sipas deklarimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë, po trajtohemi si vend ku duhet parandaluar konflikti”, ka thënë ajo.