Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, paralajmëroi të premten për një luftë të re në Ballkan nëse Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova nuk e ndjejnë se BE është serioze për t'u ofruar atyre anëtarësim në të ardhmen.
"Nëse në peizazhin shumë të komplikuar të Evropës krijohet përshtypja se nuk jemi serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë - dhe ndoshta edhe më shpejt - atë që pamë në Ballkan në vitet 1990", tha Juncker në një fjalim në parlamentin austriak transmetojnë mediat ndërkombëtare, transmeton kp.
Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve 1990 formuan fushën e betejës në konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, janë aktualisht në faza të ndryshme të bisedimeve të pranimit me BE.
-
Juncker: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, luftë apo paqe
-
Juncker, Ballkanit Perëndimor: Rrini në rrugë kah BE-ja, ndryshe rrezikoni luftën
-
“Lufta mund të kthehet në Ballkan, këtë nuk e dëshiroj”
-
Turi i Junckerit për inkurajim për Ballkanin
-
Juncker: Asnjë vend i Ballkanit në BE pa zgjidhur problemet kufitare