Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turi i Junckerit për inkurajim për Ballkanin

Nga e diela e deri të mërkurën (26 shkurt – 01 mars 2018) presidenti i Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor.

Me këtë turne rrufe në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë-Herzegovinë dhe Kosovë, Junckeri synon të "japë kurajë", siç e quan ai. Në strategjinë e prezantuar para do kohe ai kishte përmendur për herë të parë një datë për anëtarësim të mundshëm në BE, konkretisht vitin 2025. Por kjo datë nuk do të thotë se pas shtatë vjetësh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.

“Kjo është vetëm një datë inkurajuese”, tha Junckeri para vizitës.

Gjashtë qeverive të antarëve potencialë të BE-së duhet t‘u kërkohet që të bëjnë më shumë reforma, të bëjnë më shumë për shtetin ligjor, të luftojnë korrupsionin, të garantojnë lirinë e medias, të nxisin ekonominë dhe të zgjidhin konfliktet me njëri-tjetrin.

Vetëm nëse kjo do të bëhet në masën e duhur dhe nëse plotësohen disa kritere, do të ketë anëtarësime, thonë burime nga zyra e Juncker-it në Komisionin e BE-së. Vullneti i BE-së për antarësim ekziston dhe këto vende kanë një perspektivë të vërtetë.

Edhe Kolumne 1 j. më parë Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së

Shqipëria dhe Maqedonia mund të fillojnë negociatat

Pak para se presidenti i Komisionit të niset për Ballkan, komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia së shpejti mund të fillojnë negociatat formale të anëtarësimit. Në verë, tha Hahn, do të caktohet një datë konkrete. Deri tani negociata formale kanë filluar vetëm me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe Mali i Zi, i cili është anëtar i NATO-s ka bërë përparimet më të mëdha.

"Këtu kemi të bëjmë me 18 milionë njerëz në gjashtë shtete të rajonit që ndodhen ende në situata delikate. Prandaj është në interes të BE-së, që t'i ndihmojë këto shtete dhe këta njerëz e t'u japë një perspektivë", pat thënë Johannes Hahn gjatë perzantimit të strategjisë më të fundit për Ballkanin.

Probleme të pazgjidhura nga e kaluara

Edhe Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale Arbëri 1 muaj më parë Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale

Gjatë udhëtimit të tij në Ballkan, kryetari i Komisionit, Jean-Claude Juncker, do të haset me një sërë konfliktesh të pazgjidhura ndërmjet shteteve. Atë më të madhin e ka për momentin Kosova, e cila nuk njihet nga të gjitha shtetet e BE-së dhe para së gjithash nga Serbia. Para se Serbia ose Kosova të bëhen dikur anëtare të BE-së, ky problem duhet të zgjidhet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpiqet që t'i parapërgatisë shtetasit e vet se në fund duhet ta njohin Kosovën. "Për ta parë veten në Europë, na duhet të paguajmë një çmim nga e kaluara", tha Vuçiqi gjatë vizitës së tij në Komisionin Europian, dy javë më parë. Bashkimi Europian përpiqet prej katër vjetësh të arrijë një pajtim ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, deri tani pa sukses bindës. Junckeri do të ndërmarrë një përpjekje të re për ndërmjetësim në udhëtimin e tij në Ballkan, thonë qarqe diplomatike nga Brukseli./DW