Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të largohen nga perspektiva e BE-së, dhe paralajmëroi se në të kundërtën paraqitet rreziku i kthimit në vitet 1990.
Juncker mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), në Strasburg, shkruan KP.
“Unë nuk jam naiv, jam në dijeni të problemeve. Jam në dijeni të përpjekjeve që duhet të tregojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”, tha ai.