Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jevtiq: Sulmi ndaj dy serbëve në Shtërpcë është sulm ndaj secilit prej nesh

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, njëherësh nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se plagosja e së pretmes e dy djemve serbë, Stefan Stojanoviq 11 vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21 vjeç, të cilët u qëlluan në Gotovushë afër Shtërpcës, është sulm ndaj secilit serb.

Jevtiq në Facebook ka bërë thirrje për dalje në protestën që do të mbahet të dielën në ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpc.

"Fillimisht duhet të them se në aksidentin e sotëm është fat që Milloshi dhe Stefani janë mirë dhe nuk janë në rrezik për jetën. Fotoja e Stefanit të vogël nga infermieria në Shtërpc po rri para syve të mi gjatë gjithë ditës. Një e shtënë ndaj tij dhe ndaj Milloshit është një e shtënë ndaj secilit prej nesh. Ditën e Krishtlindjes, të cilën donim ta kalonim në frymën e besimit tonë ortodoksë, në paqe dhe në rrethin e familjeve tona, e kaluam duke protestuar kundër një akti monstruoz të një personi që është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Jevtiq në Facebook.